Nis eklipsi më i plotë dhe më i gjatë i hënës

Sot pritet të nisë eklipsi më i gjatë dhe më i plotë hënor, që prej korrikut 2000, por simpatizantët e astronomisë në pjesën më të madhe të hemisferës veriore, nuk do të jenë në gjendje të shohin pamjen e rrallë qiellore. Eklipsi total hënor ndodh kur Toka kalon direkt midis Diellit dhe Hënës, duke krijuar një hije të gjerë nëpër të cilën më pas kalon Hëna. Ndryshe nga eklipset diellore, ky është krejtësisht i sigurt për t’u parë me sy të lirë. Eklipsi i pabesueshëm i këtij viti, do të shihet më mirë në Europë, Azi, Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Australi, për një total prej 100 minutash. Gjatë 100 viteve të fundit, vetëm tri eklipse të tjera kanë rivalizuar kohëzgjatjen e tërësisë së këtij eklipsi, sipas Xho Rao, nga “Space.com”. Eklipsi i fundit i gjatë hënor ndodhi më 16 korrik 2000 dhe zgjati 107 minuta. Sipas “Ëebsite Eclipse” të NASA-s, Azia Lindore, Australia Lindore dhe Zelanda e Re do t’i humbasin fazat e fundit të eklipsit. Një tjetër eklips hënor në 2011-n, do të ndodhë më 10 dhjetor dhe do të jetë gjithashtu një eklips hënor total.
(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment