‘Ngujohen’ hartuesit e testit të matematikës

“Ngujohen” mesuesit e perzgjedhur qe do te bejne hartimin e testit te matematikes, provimit te dyte te detyruara te maturanteve ne gjithe vendit, qe jane duke iu nenshtruar provimeve te Matures Shteterore.

Specialistet do te mbyllen ne ambientet e Agjensisë Kombëtare të Provimeve, per te dale të mërkurën e javës së ardhshme, në 15 qershor. Dite qe perkon edhe me provimin e matematikes.

Mesohet se gjithsej do te pergatiten 7 teste të ndryshme, ne respket te programit sipas profileve të gjimnazeve.

Tashme eshte percaktuar dhe vete maturantet jane njoftuar se testi do të ketë 25 pyetje, nga të cilat 13 me alternativa që përmbajnë 13 pikë dhe 12 të tjera janë me zhvillim, që vlerësohen me 37 pikë.

Rezultatet e provimit te pare, te Letersise dhe Gjuhes Shqipe nuk kane dale ende, kjo sipas MASH per te mos krijuar probleme tek maturantet, ne menyre qe ata te studiojne te qete edhe per matematiken.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment