Ngordh qeni më i pasur në botë

Qeni më i pasur në botë, maltezeri Trouble ngordhi në moshën 12 vjeçare. Qeni i famshëm i miliarderës së ndjerë, Leone Helmsley, trashëgoi 12 milionë dollarë pas vdekjes së saj më 2007.

Kjo shumë u reduktua në gjykatë në 2 milionë dollarë duke e renditur qenin e bardhë maltezer në kreun e listës së qenëve më të pasur në botë. Trouble shpenzoi çdo vit 8000 dollarë vetëm për zbukurim, 1.200 dollarë për ushqim dhe truproje të cilët ishin gjatë gjithë kohës me të, pasi qeni kishte marrë disa kërcënime me vdekje.

Gazeta New York Daily News shkruan se qeni kishte ngordhur që më 2010, por kjo ishte mbajtur fshehur deri më tash. Nuk dihet se sa para kanë mbetur në llogarinë e tij, por e tërë shuma do t’i dhurohet shoqatës humanitare “Leona” dhe ish bashkëshortit të pasanikes Helmsley.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment