Ngjela: Presidenti Topi te kërkojë ekspertizën e Venecias

Një prej figurave me te njohura te opozitës, avokati Spartak Ngjela i kërkon Presidentit te Republikës te veje ne lëvizje Komisionin e Venecias për te zgjidhur ngërçin politik te zgjedhjeve te 8 majit. Avokat Ngjela duke theksuar se Kolegji Zgjedhor është i frikësuar ka deklaruar se ndërhyrja e Komisionit te Venecias do te ishte një garanci e forte për te gjithë palët dhe barra për ta vene ne lëvizje ketë institucion i bie kreut te shtetit. Nga ana tjetër, Ngjela thekson se beteja do te vazhdoje ne Kolegjin Zgjedhor ku PS duhet te godasë rezultatin e shpallur nga KQZ e ti riktheje fitoren Edi Rames. Burime pranë PS bëjnë te ditur se trupa e juristeve po punon për t’iu drejtuar serish Kolegjit Zgjedhor, por është ne pritje te vendimit te zbardhur te trupës se gjyqtareve para se te finalizoje ankimimin. Kolegji Zgjedhor ka 3 dite afat për te nxjerre te arsyetuar vendimin, qe la ne fuqi aktin për numërimin e votave te hedhura ne kutinë e gabuar, afat ky qe skadon te hënën ne mbrëmje dhe nga ana tjetër PS ka afat deri mbrëmjen e se martës për te bere përpjekjen e fundit ne Kolegjin Zgjedhor.

(vizionplus.tv)

No comments:

Post a Comment