New York Times: Hacker-at sulmojnë FMN

Sipas zyrtarëve të FMN-së të cilët folën në mënyrë anonime për gazetën The New York Times mësohet se kompjuterat e Fondit Monetar Ndërkombëtar janë sulmuar rëndë kohët e fundit nga hakerat.

Të njëjtin lajm e ka konfirmuar dhe një zyrtarë i cili është i specializuar në sistemet e sigurisë dhe informatikës dhe që bashkëpunon me FMN.

Hakerat kanë shkelur sistemet e organizmit ndërkombëtar financiar mendohet se e gjithë kjo është organizuar nga qeveri, që kishin interes, tha agjencia e lajmeve Bloomberg News. Në të dhënat që u vodhën përfshihen dhe shumë emaile.

Sulmi ishte një “shkelje e madhe” e sistemeve, ka thënë një anëtar i Fondit në një intervistë për The New York Times.

Qëllimi i sulmit, tha Tom Kelerman, ekspert për sigurinë e rrjeteve kompjuterike, kishte si synim për të dhënë të dhëna të Fondit Monetar Ndërkombëtar. “Ishte një sulm i organizuar mirë” tha Kelerman, i cili është anëtar në bordin International Cyber Security Protection Alliance.

No comments:

Post a Comment