New York, drejt legalizimit martesave gay.

New Yorku është gati t’u bashkohet shteteve të tjera të SHBA-së, duke lejuar martesat mes homoseksualëve.
Katër anëtarë të parlamentit të New Yorkut, tre demokratë dhe një republikan të cilët kundërshtonin ligjin që u jep të drejtë cifteve homoseksuale të martohen, u shprehën në favor të këtij ligji.

Sipas Wall Street Journal, votat për të kaluar këtë ligj tashmë janë dhe pritet që norma të hidhet për votim e të zyrtarizohet menjëherë pasi guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, ta propozojë atë.

Nëse ky ligj miratohet, New Yorku do bëhej shteti i shtatë i SHBA-së pas, Connecticut, Iowa, Massachusetts, New Hampshire, Vermont dhe Washington që lejon martesën mes personave të të njëjtit seks./zoneelire.blogspot.com/

No comments:

Post a Comment