Nesër zgjedhjet parlamentare në Turqi.

Qytetarët e Turqisë do t’iu drejtohen nesër qëndrave të votimit për të zgjedhur deputetët që do t’i përfaqësojnë në parlament.

Sipas anketave pritet fitorja e partisë së Erdoganit, Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit, dhe nëse vërtetohet sontazhi, do të ishte mandati i tretë i njëpasnjëshëm i Rexhep Taip Erdogan.

Në zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen nesër në Turqi do të marrin pjesë 15 parti politike me 7.492 kandidatë, ndërsa votuesit do të mund të zgjedhin edhe në mesin e 203 kandidatëve të pavarur.

Të drejtë vote në Turqi kanë më shumë se 50 milionë njerëz, të cilët do të mund të votojnë në 85 qendra votimi.

Sipas vlerësimeve të analistëve, pikat që favorizojnë ajo që shkon në favor të kryeministrit Rexhep Taip Erdogan dhe partisë së tij është kriza serioze me ish-dikur aleatin e saj Izraelin, mbështetja për lëvizjen radikale palestineze Hamaz dhe afrimi me Iranin.

Anketat tregojnë se partia kryesore opozitare e Turqisë, partia Republikane Popullore ekziston mundësia që të zejë vendin e dytë dhe të fitojë 30% të votave.

Disa risi përfshijnë zgjedhjet e sivjetme në Turqi, në mesin e të cilave është edhe vendosja e kutive plastike të dukshme në vend të kutive të zeza prej drurit./zoneelire.blogspot.com/

No comments:

Post a Comment