Në zonat turistike në Shqipëri patrullon edhe Policia e Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit të Shqipërisë kanë nënshkruar Marrëveshje bashkëpunimi mes dy policive, që ka të bëjë me organizimin e shërbimeve të përbashkëta të Policisë, në akset kryesore rrugore të Republikës së Shqipërisë gjatë sezonit veror.

Marrëveshja ka për qëllim vendosjen e bashkëpunimit konkret në fushën e parandalimit të kundërvajtjeve administrative për rritjen e efikasitetit të luftës ndaj humbjes së jetëve njerëzore në aksidentet rrugore dhe zbatimin me rigorozitet të legjislacionit rrugor, për krijimin e një ambienti më të sigurt për të gjithë qytetarët dhe përdoruesit e rrugës, që qarkullojnë në akset rrugore që lidhin dy vendet .

Zbatimi i Marrëveshjes pritet të realizohet menjëherë duke filluar nga data 20.06.2011. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment