Në pranga tre shqiptarë për trafikim droge në kryeqytetin grek

Sasi të mëdha droge trafikonin tre shqiptarë në kryeqytetin grek, Athinë. Shqiptarët që u arrestuan nga shërbimi i antidrogës gjatë ditës së djeshme, janë të moshës 26, 27 dhe 29 vjeç.

Konkretisht, të arrestuarit posedonin 15 kilogram dhe 648 gram kanabis, një pistoletë, një armë gjahu, 5 celularë dhe një makinë private. Policia ka njoftuar se çdo gjë që u gjet nga kontrolli, u sekuestrua si provë materiale për hetim të mëtejshëm.

Theksohet se 26 vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi autoritetet në Patra kishin lëshuar urdhër arresti mbi akuzën e vrasjes në bashkëpunim, tentim vrasje, mbajtje dhe përdorim armësh pa leje.
(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment