Ne Liban hiqet ndalesa për albumin e Lady Gagas

Qeveria libaneze ka hequr ndalesën për shitjen e albumit të Lady Gaga “Born This Way” në këtë vend, njofton New musical express.

Mijëra ekzemplarë të albumit, i cili aktualisht ndodhet në krye të listave muzikore në gjithë botën, janë konfiskuar kah fundi i javës së kaluar, pasi ishte vlerësuar se albumi “fyen krishterimin” dhe paraqet shembullin e “shijes së keqe”.

Megjithatë, autoritetet libaneze ndryshuan vendimin dhe tash albumi lirisht mund të shitet në këtë vend.

Besohet se për heqjen e ndalesës më meritorët janë fansat libanezë të Lady Gaga, të cilët protestuan ndaj vendimit të qeverisë.

Albumi “Born This Way” ka arritur në vendin e parë në top lista në 28 vende.

(24-ore.com)

No comments:

Post a Comment