Në Jemen festojnë «rënien e regjimit»

Qindra “të rinj të Revolucionit” kanë dalë në rrugët e Jemenit dhe festojnë“rënien e regjimit”, siç e quajnë ata, një ditë pas transferimit në Arabinë Saudite për trajtimin mjekësor të kreut të vendit Ali Saleh Abdullah.

“Sot lind një Jemen i ri” brohorisnin të rinjtë që u mblodhën në afërsi të Universitetit të Sana’a, në pikën ku prej javësh zhvillojnë tubim-protesta. Ndërsa të tjerë lëshonin thirrje si: «Mori fund. Regjimi ra».

Rebelimi i nisur muaj më parë me kërkesë kryesore dorëheqjen e Salehut e ka çuar Jemenin në prag të luftës civile. Një ditë më parë Saleh u dëgjua përmes transmetimeve duke falenderuar bashkëkombasit e tij jemenas për shqetësimin e tyre mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Tani konflikti në vend ka marrë të tjera përmasa. Forcat fisnore dhe islamiste si dhe oficerët e lartë që kanë dezertuar nga ushtria po i shndërrojnë protestat paqësore politike në një betejë që po merr trajtat e një lufte të vërtetë civile. Por, nëse Salehu është larguar një herë e mirë, tani jemenasit do të bëhen dëshmitarë të një tjetër lufte, asaj për pushtet, ku zv/presidenti që është edhe djali i madh i Salehut ashtu edhe liderët fisnorë dhe krerët e protestave popullore do të përpiqen të marrin kontrollin e vendit.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment