“Në Greqi shesin ishuj, në Austri male”.

Dy maja malesh të Alpeve austriake janë vënë në dispozicion për shitje kundrejt 121.000 eurove! Kompania “Bundesimmobiliengesellschaft” ofron të dy majat e malave me lartësi 2.600 metra në Tirolin lindor.
Bëhet fjalë për një shans të veçantë investimi. Kompania reklamon për shitjen e majave të maleve Grosse Kinigat dhe Rosskopf, duke theksuar se ofrojnë një pamje të mrekullueshme të Alpeve austriake.

Përveç çmimit dhe avantazheve të majave, kompania austriake vendos si kusht për blerësit e mundshëm që të mos i rrethojnë me gardh këto maja, pasi kjo inisiativë ka për qëllim kalimin e lirë të turistëve në të gjithë zonën.

Autoritetet lokale shprehin indinjatën e tyre për shitjen e majave të maleve, njëra prej të cilave është një zonë përkujtimore, pasi në të u zhvilluan beteja të përgjakshme gjatë Luftës së Parë Botërore.

“Përbën një mister fakti se përse duan të shesin majat e maleve”, thotë kryetari i fshatit të Kartitsch, për agjensinë austriake të lajmeve APA. “Në Greqi shesin ishujt, në Austri shesin malet”, shoti ai.

Afati përfundimtar për dorëzimin e ofertave është deri më 8 Korrik 2011. Deri në këto momente, sikurse transmeton BBC, janë bërë 20 oferta.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment