Në 2013 anëtare e BE-së Kroacia

Kryetari i KE-së, Zhoze Manuel Baroso ka deklaruar sot nga Brukseli se Komisioni Europian dha dritë jeshile për anëtarësimin e Kroacisë në Bashkimin Europian dhe për këtë u caktua data 1 Korrik 2013.

“Komisioni Evropian vendosi t’i propozojë Këshillit të ministrave të BE-së të mbyllen edhe katër kapitujt e fundit në negociatat për integrimin Kroacisë në BE”, thuhet në deklaratën e Barosos.

“Kjo hap rrugën për bashkimin e Kroacisë drejt BE-së nga 1 korriku i vitit 2013, nëse data, e propozuar nga Komisioni, përcaktohet dhe nga Këshilli”, theksoi Baroso duke shtuar se “kjo është ditë historike për Kroacinë dhe për gjithë BE-në”.

Sipas burimeve në Bruksel, shefat e diplomacive të 27-të anëtareve të BE-së janë thirrur të japin miratimin e tyre më 21 Qershor, vetëm disa ditë para takimit të të liderëve europianë.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment