Ndikimi i përqëndrimit në dëgjim

Shkencëtarët nga University College London kanë zbuluar se fokusimi në detyrë mund të rezultojë me shurdhësi në tingujt e pastër (pa zhurma) akustikë tek individët me dëgjim normal. Profesoresha Nilli Lavie nga Institute of Cognitive Neuroscience, shpjegon këtë fenomen me pohimin se “shurdhimi pa dashje është përvojë e përditshme dhe e zakonshme”.

Hulumtimi është përbërë nga disa eksperimente të dizajnuara për mbajtjen e vëmendjes së pjesëmarrësve, derisa në të njëjtën kohë u janë lëshuar tonet në kufje. Gjatë detyrave më të lehta vetëm dy nga dhjetë pjesëmarrës e kanë shmangur tonin, por, gjatë detyrave më të ndërlikuara tetë nga dhjetë pjesëmarrës nuk kanë arritur ta identifikojnë tonin.

“Për dëgjimin shpesh mendohet se është zhvilluar si sistem i paralajmërimit, i cili nuk varet nga vëmendja, por hulumtimet tona tregojnë se përqëndrimi në ndonjë detaj, mund të na bëjë të shurdhër për botën rreth nesh” shpjegon profesoresha Lavie.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment