Ndarja e Kosovës rrezikon Evropën.

Tiroli Jugor, apo i territoreve të ndryshme të Evropës, siç është ai i një territori të vogël austriak në kufirin me Gjermaninë, por që qasjen në rrugën kryesore e ka vetëm te Gjermania, janë modele që për diplomatin gjerman Wolfgang Ischinger do të mund të përdoreshin për veriun e Kosovës. E fakti se ka territore të tilla gjithandej nëpër Evropë, e bënë diplomatin Ischinger kategorik kundër ndarjes së Kosovës.

Në një intervistë për Kohën Ditore, diplomati që ka përfaqësuar BE-në në treshën ndërkombëtare që udhëhoqi një proces shtesë të konsultimeve ndërkombëtare para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ka thënë se veriu dhe njohja nga Serbia janë dy problemet më të mëdha në raportet mes dy shteteve.

Ai nuk ka dashur që të jepte propozime për veriun e Kosovës, por ka thënë se” modele të ndryshme ku mund të trajtohen territore të tilla ka gjithandej në Evropë”.

E fakti se ka territore të tilla gjithandej nëpër Evropë, e bënë diplomatin Ischinger kategorik kundër ndarjes së Kosovës. Diplomati që u angazhua shumë për çështjen kosovare që nga viti 1995, vlerëson se ndarja e Kosovës do të mund të rrezikonte gjithë Evropën.

Ai flet në detaje për propozimin e tij që modeli di dy Gjermanive të përdoret në raportet Kosovë-Serbi. Sipas tij, esenca e propozimit është që të mundësohet anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe në BE pa pasur nevojë që të njihet nga Serbia. Një model i tillë i ndihmon Serbisë që ta “akomodojë mosnjohjen e Kosovës, përkohësisht”, ka thënë Ischinger.

E kur i është kujtuar se dy Gjermanitë në fund janë bashkuar, dhe se shumica kosovare kundërshton mundësinë që një ditë Kosova të bashkohet me Serbinë, diplomati ka qenë i qartë “Nuk bën që t’i krahasoni mollët dhe dardhat”. (telegrafi.com)




No comments:

Post a Comment