Ndaleni këtë! Martesat mes kushërinjve po shkatërrojnë fëmijët

 
Në Britani është kthyer në një problem alarmant vdekja e fëmijëve të vegjël me prindër pakistanezë. Shkak për këtë janë martesat që realizojnë ata mes kushërinjve të parë.

Sipas shifrave, pakistanezët britanikë, gjysma e të cilëve martohen me kushërinjtë e parë, janë 13 herë më shumë të prirur për të lindur fëmijë me probleme.

Një në dhjetë fëmijë të lindur nga martesat mes kushërinjve vdes foshnje, ose rritet me probleme të rënda.

3 përqind e fëmijëve që lindin në Britani janë pakistanezë, por 33 përqind e fëmijëve me probleme gjenetike në total në gjithë vendin janë pakistanezë.

Sipas mjekëve, një fëmijë mund të ketë gjene anormale, por ato zbehen me gjenet normale të prindit tjetër, por tek martesat mes kushërinjve këto probleme vetëm sa theksohen.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment