NAT0: Kosova ka ende nevojë për një angazhim ushtarak

Stefanie Babst, zv. asistente e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO s në Divizionin e Diplomacisë Publike tha se “KFOR i do të qëndrojë në Kosovë për aq kohë sa do të duhet për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin”.

Zyrtarja e NAT0-s theksoi se Kosova ende ka nevojë për angazhim ushtarak të Aleancës derisa FSK të jetë në gjendje të plotësojë misionin e e saj. “Edhe pse NATO po rishikon me shumë kujdes praninë e saj ushtarake në Kosovë, Aleanca Atlantike është e mendimit se Kosova ka ende nevojë për një angazhim ushtarak në vazhdim për t’u siguruar vërtet që në Kosovë ka siguri dhe stabilitet”, tha Stefanie Babst në një intervistë për “Dojçe velen”, duke siguruar mbështetje edhe për FSK. “Pra NATO do të vazhdojë të ketë në Kosovë prani ushtarake dhe do të mbështesë të gjitha aktivitetet e ndërrmara nga Forcat e Sigurisë së Kosovës për të qenë të sigurtë, që këto forca janë në gjendje të plotësojnë misionin e tyre”, nënvizoi zv. asistentja e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO s, Stefanie Babst.
(rtv21.tv)

No comments:

Post a Comment