Napoli “mbytet” sërish nga mbeturinat

Napoli po përballet sërish me problemin e grumbullimit të mbeturinave, që ka sjellë si rezultat shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në disa rrugë qëndrore dhe periferike.

Gjatë netëve të kaluara banorët u kanë vënë flakën mbeturinave duke rrezikuar kështu shëndetin publik. Ndërkohë nga disa video të publikuara në internet, duken qartë punonjësit e mirëmbajtjes që thjesht lëviznin mbeturinat nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Kryetari i sapozgjedhur i bashkisë së Napolit Luiggi De Magistris, përsëriti se do të pastrojë me çdo mënyrë qytetin, madje edhe nëse nevojitet përplasje me mafien vendase Kamora.

Dyshohet se problemi i vazhdueshëm i mungesës së vendeve të posaçme për mbledhjen e mbeturinave, i intereson krimit të organizuar.

Banorët vendas i kanë dërguar një letër presidentit të vendit Napoletano, ku i kërkohet ndërhyrja për zgjidhjen përfundimtare të problemit, me ndërtimin e vendeve të posaçme për përpunimin e mbeturinave.
(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment