Najs hedh dyshime në vërtetësinë e raportit të Martit

Kam shkruar mbi raportin e Martit dhe shumë njerëz e shohin si raport, i cili dukej se kishte një mungesë të provave, ndërsa dukej se u jepte përparësi propozimeve, të cilat ishin më shumë sensacionale të llojit të pohimeve të bëra në konflikte apo luftëra, por që nganjëherë kurrë nuk mund të mbështeten nga provat, ka thënë prokurori udhëheqës në rastin e Sllobodan Millosheviqit, Xhefri Najs.
Ai në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka thënë se përdorimi i raportit në organizmat evropianë, sipas shtypit britanik dhe atij francez, ndërlidhej me përhapjen e dokumenteve për qëllime politike, si për shembull në kohën kur në Kombet e Bashkuara Rusia kërkonte një hetim të veçantë.
“Kemi të bëjmë me një veprim të panevojshëm apo të detajuar, i cili nuk është i duhur këtu, sepse ka nevojë të shikohen shumë dokumente. Por, ka një varg pyetjesh që duhet të shtrohen dhe nuk jam i sigurt nëse Marti ende qëndron prapa raportit të tij”, është shprehur Najs.
Duke folur rreth asaj nëse misioni evropian për sundimin e rendit dhe ligjit EULEX-i ka kapacitet për t’i hetuar akuzat e Dik Martit, Xhefri Najs ka thënë se nuk e njeh sa duhet profesionalizmin e EULEX-it, andaj nuk mund të japë përgjigje.
Ndërsa sa i përket rigjykimit të ish-kryeministrit Ramush Haradinajt në Hagë, Najs ka thënë se nuk mund ta komentojë përfundimin e gjykimit, pasi sipas tij një gjë e tillë do të ishte gabim.
“Qëkur gjykata urdhëroi Ramush Haradinaj të dalë para gjyqit, duhet të presim përfundimin e gjykimit për të parë se a do të dëgjohet kjo ankesë e veçantë në rastin e tij”, ka thënë Najs.

(rtv21.tv)

No comments:

Post a Comment