Naike Rivelli prezanton një klip ku bën orgji me femra

Naike Rivelli në opinionin shqiptar është e njohur si bija e aktores Ornela Muti, si dhe falë lidhjes me Algen Nikollën (banor i Big Brother 4). Në një intervistë përrevistën italiane “Vanity Fair”, Naike (36 vjeçe) tregon gjithçka mbi jetën e saj. Pranon biseksualitetin, jetën e saj të hershme, aferat e dashurisë, rolet në filma e deri tek ndërhyrjet kirurgjike, të cilat i ka kryer në Brazil. Ne jua sjellim intervistën të përshtatur në gjuhën shqipe.
Si e keni zbuluar biseksualitetin tuaj?
Historia ime e parë si lesbike ka qenë kur isha 27 vjeçe me një aktore italiane. Aktorja me të cilën kisha një skenë delikate u bë e dashura ime për tri vite me radhë, por njëkohësisht kisha marrdhënie me dy meshkuj. Kjo faktikisht nuk ishte hera e parë.
Pse?
Kisha kuriozitet për një vajzë të re që ishte e së njëjtës moshë me mua, kjo ndodh pothuajse tek të gjitha, por pak e pranojnë atë. Por faktikisht, në kohën reale eksperienca ime e parë ishte në barkun e nënës.
Nuk ju kuptoj…
Kishte xhiruar një skenë biseksuale me femra, ndërsa ishte shtatzënë në mua. Për hirë të mirësisë, edhe unë kam qenë e trazuar në këtë rast.
Edhe emri Naike nuk është rastësi, sepse në gjuhën indo-amerikane do të thotë: “krijuese e problemeve”, ndërsa në gjuhën angleze do të thotë lakuriq, e zhveshur (naked).
Në fakt, në fotot që po i publikojmë nuk je veshur shumë…
Po, për të treguar rrugën e ndryshme të një femre, sepse jetojmë në Italinë fanatike dhe homofobike.
Një përkufizim për rrugën tënde të dashurisë…
E lirë.
A ju pëlqejnë më shumë meshkujt apo femrat?
Është e vështirë. Unë kam shumë miq meshkuj me të cilët komentojmë mbi femrat. Ata janë të bukur, të pashëm etj. Ka tri vite që jam beqare, por e gatshme për të krijuar lidhje interesante.
Vërtet?
Sigurisht, unë e zbulova shpirtin tim dhe do e gjej veten duke luftuar me censurën.
Pse këndon në anglisht?
Që të shes sa më shumë, edhe jashtë vendit, d.m.th për më shumë para.
Videoja e këngës së fundit thuhet se është kundër Berluskonit. Sa e vërtetë është?
Kjo është një lojë, janë tri femra që organizojnë një orgji me një politikan. Përfundimisht ai vritet. Unë ndihem më mirë mes femrave.
Le të flasim për ish burrin tuaj…
Manou Lubowski është aktor gjerman. Ne u takuam mes miqsh dhe u martuam. Unë kam qenë 25 vjeç. Pas natës së parë të martesës kam thirrur Cristianin dhe i kam thënë “Çfarë kam bërë?”. Tetë muaj më pas u largova pa asnjë shpjegim. Ky ka qenë një moment tepër i vështirë për mua.
Flitet për disa ndërhyrje kirurgjikale në gjoks. Pse kaq shumë?
Në fillim kam rregulluar gjoksin për ta zvogëluar atë, pasi ishte një komplikim që kisha që nga mosha 13 vjeçe. Pas lindjes, erdha në një gjendje që nuk mund të qëndroja në këmbë shumë gjatë. Me ndërhyrjen e tretë që më është kryer, më është zbuluar një tumor. Pastaj kam bërë dy operacione në Brazil, tmerr! Sot më pëlqen trupi im.
A do të bënit video porno ose foto për “Playboy”?
Unë them, kurrë mos u ndiej në siklet. Familja ime është pak si një komunitet i zakonshëm i viteve të ‘70-të dhe nudizmi është normal. Si në plazh, ashtu edhe në shtëpi.

Historia 5-vjeçare me Algenin

Rreth pesë vite më parë, në një nga artikujt e publikuar tek “Panorama plus”, shkruhej; “Ja djali nga Lezha që ka rrëmbyer zemrën e Naike Rivellit, vajzës së Ornela Mutit”. Asokohe ngjarja kishte ngjallur jo pak kuriozitet, po të kemi parasysh se Naike nuk ishte e njohur thjesht për faktin se ishte bija e një aktoreje shumë të famshme si Ornella Muti, por sepse edhe ajo vetë është aktore shumë e njohur në Itali dhe Francë. Naike ishte femra e ëndrrave për mjaft meshkuj dhe fakti që ajo mund të ekzistonte vetëm në fantazinë e tyre, ishte e mjaftueshme. Ndërkohë, një djalë nga Lezha që merrej me sigurinë e personave VIP(njëra prej tyre ishte edhe Ivana Trump) arriti të kishte jo vetëm vëmendjen, por edhe dashurinë e Naike Rivellit. Natyrisht, kjo histori sot ka marrë fund, siç ndodh shpesh me personazhet VIP, të cilët janë tekanjozë dhe të pastabilizuar në jetën e tyre private. Por arsyeja e ndarjes gjithsesi nuk dihet. Sot, Naike vazhdon të jetë në majat e suksesit të saj, ndërkohë që nuk dimë se cili do të jetë plani i Algenit tani që rri në Shqipëri dhe u bë i njohur falë “Big Brother 4”.
(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment