Nabhan: Izraeli s’ka ndikim në pavarësinë e Kosovës

Zhvillimet në Palestinë dhe çështja e Kosovës, janë dy gjëra diametralisht të kundërta, thotë ambasadori palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan.


“Kosova gjithmonë ka qenë pjesë e Serbisë, ndërsa Gaza dhe Bregu Perëndimor kurrë nuk kanë qenë në kuadër të Izraelit. Këto janë territore të okupuara ndërsa Serbia kurrë nuk e ka okupuar Kosovën. Paralelja do të ishte e arsyeshme në rast se serbët do të ishin okupatorë”, thotë ambasadori palestinez në një intervistë për gazetën “Danas” të Beogradit, transmeton Qik.

Në konstatimin se zyrtarët e Serbisë vazhdimisht falënderojnë shtetet që mbështesin sovranitetin serb në Kosovë, si dhe Izraelin dhe nëse autoritetet serbe Izraelin e konsiderojnë aleat, diplomati palestinez thotë se Izraeli nuk ka ndikim në zhvillimet rreth pavarësisë së Kosovës.

“Perëndimi e ka njohur Kosovën, e jo vendet muslimane dhe arabe. Nëse Izraeli ka ndikim mbi Perëndimin, përse nuk e ka shfrytëzuar në kohën e shpalljes së pavarësisë? Nëse dikush beson në ndikimin e Izraelit në lidhje me Kosovën, është në iluzione. Kosova nuk e ka fituar statusin e shtetësisë falë vendeve arabe dhe muslimane e jo falë Izraelit. Arabët kanë mbështetur qëndrimin e Serbisë dhe ende e mbështesin”, vlerëson ambasadori palestinez, edhe pse sipas gazetës autoritetet serbe nuk do ta njohin shtetin palestinez.

Pasi pranon se palestinezët janë shkolluar në Jugosllavinë socialiste e cila ka mbështet fuqishëm palestinezët, ai thotë se “tani edhe Serbia na mbështet”. Sipas tij, Serbia në OKB ka mbështetur shumë rezoluta për Palestinën. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment