Mullah Omar, kontakte sekrete me SHBA-të

Një prej figurave më të fuqishme të rrjetit të talebanëve, të konsideruar terroristë nga Shtetet e Bashkuara, në kërkim prej shumë vitesh me një shpërblim të majmë për informacionet për kapjen e tij, u zbulua se ka pasur personalisht kontakte me zyrtarë të Shteteve të Bashkuara. I konsideruar deri pak më parë “i pakapshmi”, Mullah Omar zbulohet se ka negociuar me SHBA-të për fundin e luftës në Afganistan. Kontakte me kreun e talebanëve kanë qenë sekrete. Ato u zbuluan vetëm dje, në një artikull investigues të së përditshmes pakistaneze, “The Express Tribune”. Sipas gazetës, Shtëpia e Bardhë ka përfituar nga shërbimet e Abdul Haqiq, i njohur edhe si Mohammed Hanif dhe ish-zëdhënësi i talebanëve, për të arritur të kontaktojë me liderin legjendar shpirtëror të tyre.
(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment