“MTV Movie Awards”, Harry Potter i favorizuar.

Lajmi që po krijon më shumë bujë për MTV Movie Awards është prezantimi nga ana e Emma Watson, e ftuara e mbrëmjes, i disa klipeve të papublikuara të pjesës së dytë të “Harry Potter dhe dhuratat e vdekjes”.
Bëhet fjalë për kapitullin e fundit të sagës së magjistarit të famshëm anglez që nuk do të jetë në salla përpara korrikut.
Harry Potter, Eclipse e Inception janë filmat konkurrues me më shumë kategori.
Evenimenti ku do të dorëzohen çmimet e rëndësishme kinematografike do të zhvillohet gjatë mbrëmjes sot në Los Angeles./zoneelire.blogspot.com/

No comments:

Post a Comment