MotoGP, Stoner nuk ndalet as në Catalunya

Për të dytën herë radhazi dhe për herë të tretë në 5 gara të zhvilluara, Kejsi Stoner me Hondan e tij zyrtare shpallet fitues i garës në MotoGP e cila është zhvilluar në pistën e Catalunya-s.

Këtë herë australiani dominoi në pistën e Montmelos në Catalunya duke lënë pas tij dy pilotët e Yamaha-s, Jorge Lorenzo dhe Dan Spies.

Vendet 4, 5 dhe 6 shkuan për tre italianët, përkatësisht, Deviciozo, Rosi dhe Simonceli. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment