Moto GP, Holandë, fiton Spies

Piloti amerikan i Yamaha, Ben Spies ka triumfuar në Çmimin e Madh të Holandës, fitorja e parë për të në garat e Moto GP.

27 vjeçari e ka udhëhequr garën e zhvilluar në pistën e Asen që nga fillimi deri në fundin e saj.

Pas tij janë renditur dy motorat e Honda Repsol, me pilotë Casey Stoner dhe Andrea Dovizioso.

Edhe pse e ka startuar garën nga vendi e 11, Valentino Rossi e ka mbyllur atë në vendin e 4, i ndjekur nga Niki Hejden.

Horge Lorenzo, kampioni i botës në fuqi, i cili ka patur një aksident të vogël me Marko Simoncelin është renditur në vendin e 6.

Pas 7 garave të para, Casey Stoner vazhdon të kryesojë klasifikimin për pilotë me 136 pikë, i ndjekur nga Horge Lorenzo me 108 pikë, ndërsa në vendin e tretë është Andrea Diviziozo me 99 pikë.

(top-channel.tv)




No comments:

Post a Comment