Moti i keq shkakton dhjetra viktima në Kinë

Rreshjet e dendura të shiut dhe fenomenet ekstreme atmosferike që goditën Kinën gjatë 24 orëve të fundit, u morën jetën 44 personave, ndërsa 33 të tjerë janë shpallur të humbur.

Shiu i rrëmbyeshëm i natës së mbrëmshme, ka shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të dheut duke shkatërruar shtëpitë dhe përforcimet në brigjet e lumit në provincën Hubei.

Në qytetin Sianing të kësaj province janë evakuuar deri tani 100 mijë vetë.

Për më pak se katër orë, në këtë zonë kanë rënë 300 milimetra shi, ndërsa në disa pjesë uji ka arritur nivelin e dy metrave. Komunikimi si edhe furnizimi me energji elektrike është ndërprerë.

Sipas agjencisë Kina e Re, në fundjavë parashikohet përkeqësim i motit që do të përfshijë edhe zona të tjera. Stuhia tropikale Sarika do të godasë qytetin Sandu në krahinën juglindore Guangdong dhe në vazhdimësi do të drejtohet në provincën Fuxhijan.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment