Mot gënjeshtar me shi dhe diell. I nxehti nis të Enjten

Mot i paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje lokale parashikohet në ditët në vazhdim. I nxehti do të nisë të Enjten, bën të ditur parashikimi i Motit në BalkanWeb.

Në ditët e Hënë dhe e Martë të kësaj fillim jave temperaturat do të shënojnë rritje me 3 deri në 4 gradë Celsius, por dielli do të mungojë në shumicën e ditës dhe do tu lejë vend vranësirave. Disa zona bregdetare në vend si Saranda, Vlora e Shkodra do të lagen nga reshjet të cilat do të mbizotërojnë në një pjesë të mirë të ditës.
Por, të Mërkurën pritet një kthjellim i pjesshëm që do ti hapë rrugën motit me diell ditën e Enjte, ditë ku temperature maksimale më e lartë në vend do të shënojë 28 gradë Celsius, kurse më e ulëta 20 gradë Celsius.

Gjithsesi ata që po qëndrojnë këto ditë në plazhe mund të përfitojnë nga ato pak orë pa shi gjatë ditës për të qëndruar nën temperaturat relavitisht të larta. Moti do të jetë i kthjellët në pjesën e parë të ditës kurse pas orës 15:00 do të ketë vranësira të shumta ku nuk do të mungojnë reshjet lokale.

Gjatë ditës së sotme temperaturat më të ulëta dhe më të larta mesatarisht në disa qytete kryesore të vendit do të jenë 23-18 gradë Celsius në Tiranë, në Durrës 22-18, në Vlorë23-19, në Fier 28-18 Sarandë 24-14, Shkodër 23-18, Elbasan 20-16 dhe në Korcë 26 ku më e ulëta do shenoje, 10 Gradë Celsius.

Moti më shi do të shoqëroje ndërkohë dhe zonat malore ku temperaturat maksimale do të jenë rreth 20 gradë Celsius kurse ato minimale 9 dhe10 gradë Celsius në Korcë dhe deri 15 gradë Celsius në Kukës.

(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment