“Mos e shaj Berishën se s’je shqiptar”

“Mos e shaj Berishën se s’je shqiptar”- kështu përgjigjen shqiptarët në Maqedoni në rast se kritikon Sali Berishën. Ndonjëherë ndjehem si gomar në mes të deveve. Nuk duket cudi të thuhet ”Berisha ka qenë, është dhe do të mbetet babai ynë”. Ky baba nuk mbaj mend të ketë bërë dicka për shqiptarët e Maqedonisë, por është shndëru në personazhin më të adhuruar për ta. Si rezultat i kësaj në Maqedoni ekziston një antipati e madhe karshi te majtës në Shqipëri. Shpesh jam munduar të analizoj këtë situatë paradoksale.



Dhe pas disa analizave me disa shokë erdhëm në këtë përfundim:



Në kohën e ish Jugosllavisë mediumet serbe shpalosnin ashpër vrerin e tyre ndaj të Majtës Shqiptare (lexo Enver Hoxhës). Kjo makineri propagandistike dështoi krejtësisht. Prandaj serbët si të zgjuar që ishin, gjatë sundimit të Milloshevicit, këtë punë vendosën ta lënë në duart e shqiptarëve. Atë kohë LDK-ja e Ibrahim Rugovës ishte partia me ndikimin më të madh në shoqërin tonë. Pothuajse të gjitha mediumet ishin të përkahura në mënyrë direkte apo indirekte nga kjo parti dhe si rezultat i kësaj fjalën e fundit në cdo gazetë e kishte LDK-ja. Gjatë kësaj periudhe shkruhej gjithcka kundër të majtës. Këto mediume përdornin standarde të dyfishta. Në njërën anë glorifkohej cdo gje që bënte e djadhta (lexo Berisha) në Shqipëri ndërsa, thureshin tregim fantastiko-shkencore me elemente horrori për të majtën. E mbaj mend sa himne shkruanim për Sali Berishën, sa qe u kthye në figurë mitologjike e kënduar nëpër dasmat shqiptare. U shpall shpëtues i kombit dhe shpresa e vetme për shqiptarët e Kosovës. Rasti i tregtisë me naftë nuk u publikua asnjëherë në Kosovë por edhe sikur të publikohej strukturat e LDK-së do ta nxirnin në kontekst kombëtar, me atë rast do të dilte që Berisha po e ndihmon Serbinë për ta cliruar Kosovën (!?) Nga ana tjetër takimin e Nanos me Milloshevicin e patën pagezuar si Tradhtia Kombëtare më e madhe që po i bëhej Kosovës, duke mos lënë hapësirë për të analizuar këtë takim.


Kjo antipati është ngulitur thellë në kokat e shumicës të qytetareve në Kosovë dhe për këtë përgjegjësinë më të madhe mban LDK-ja. Thjesht kjo antipati karshi PS-së nuk ndodh për shkak të dallimive krahinore, fetare apo intellektuale, por si rezultat i një propagande disa vjecare që është bërë kundër të PS-së në Kosovë.


Shqiptarët e Maqedonisë të varur nga zhvillimet në Kosovë, nuk kishin mundësi t’i iknin kësaj gracke. Berisha u bë tema kryesore nëpër bisedat tona. U shndërua në dritë në tunelin e errësirës të cilin po kalonim atëherë. Tunelin e ndryshuam dhe u futem në tunel më të errët se i pari, ndërsa Berisha akoma mbetet shpresa e vetme për ne. Pra vendosëm Berishën ta thërrasim Shpresë. Thonë se shpresa vdes e fundit, por shpresoj që kjo shpres do të vdes (politikisht) shumë shpejt, ndryshe do të mbesim duke shpresuar gjithë jetën.


Kjo dukuri shqetësuese ka shkaktuar përcarje mes shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri. E them këtë sepse PS-ja në Kosovë (dhe në Maqedoni) perceptohet si parti me ndikim grek. Në mënyrë indirekte edhe votuesit e kësaj partie perceptohen si të tillë. Si rezultat i kësaj ka ardhur deri tek mosrespektimi i mjaftueshëm i institucioneve të Republikës së Shqipërisë, në varësi të kujt është në pushtet.


Së fundi nuk ka parti (opozitë ose pozitë) në Shqipëri që ka mbrojtur dhe po mbron interesat e shqiptarëve në Maqedoni. Nuk mund të them së PS-ja ka bërë dicka. Por më cudit e gjithë kjo dashuri e madhe ndaj Berishës edhe pse është treguar tepër i dobët karshi problemeve të shqiptarëve këtu.






(peshkupauje.com)

No comments:

Post a Comment