Moggi dënon vënien e basteve nga lojtarët

Pas skandalit që ka përfshirë futbollin italian ish-presidenti i Juventusit është shprehur se vënia e basteve dhe trukimi i ndeshjeve është diçka e paligjshme dhe nga e cila mund të dënohesh me burg.

"Në 2006, kur Calciopoli zuri faqet e para të gazetave, ishte një nga momentet më të trishtueshme të jetës sime", tha Moggi.

"Një ditë isha "ëngjëlli" i futbollit dhe ditën tjetër "djalli", shkaku i të gjitha të këqijave të kësaj loje", shtoi Moggi.

Siç dihet Moggi mund të dënohet deri në 5 vjet e 8 muaj me burg pas skandalit të Calciopolit. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment