Modric nuk është në shitje

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp ka marrë garanci nga kryesia e klubit se mesfushori Luka Modric nuk do të shitet gjatë verës.

Ylli kroat ka zgjuar interesim nga klube të mëdha evropiane duke përfshirë Chelsean dhe Manchester Unitedin, por Redknapp synon të mbajë mesfushorin në White Hart Lane.

“Nëse një klub i madh si Manchester United është i gatshëm t’i ofrojë paraqitjen në Ligën e Kampionëve dhe rrogë të madhe, atëherë sigurisht se mund të zgjojnë vëmendjen e tij. Por, kam marrë garanci nga Kryesia se ai nuk do të shitet në çfarëdo rrethana”, tha Redknapp për Sunday Mirror.

(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment