MJ, nesër premierë një video-homazh nga fansat

Në emër të Mbretit të Pop-it, Michael Jackson dhe të muzikës së tij janë mbledhur fansa nga e gjithë bota, ku kanë filmuar vetën e tyre në forma nga më të ndryshmet, duke sjellë kështu projektin “Behind the Mask” që do të prezantohet premiere neser ne faqen zyrtare te Michael Jackson në Facebook.


Kanë marrë pjesë fansa nga 103 vende të botës, ndërsa video është një montazh i 1600 videove të dërguara.

“Është një nga projektet më entuziaste, dhe më të bukur që kam bërë ndonjëherë”, është shprehur regjisori i videos, Dennis Liu.
(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment