Miss Kosova shfaqet shtatzënë

Bukuroshja Besa Gashi është martuar dhe është duke pritur fëmijën e parë së bashku me bashkëshortin e saj, biznesmenin Albert Krasniqi dhe ja për herë të parë ajo shfaqet duke shijuar jetën e natës në shoqëri të Albertit dhe të mikeshës së saj, këngëtares Tuna Sejdiu, me të cilën kanë marrdhënie shumë të mira shoqërore. Ishte Besa ajo e cila deri në momentin e fundit i ka qëndruar pranë para një viti kur këngëtarja ishte në përgatitje të ceremonisë martesore të Tunës. Si duket, tani këngëtarja ia kthen borxhin shoqes, duke e shoqëruar në një pub të Prishtinës, pasi Besa është shtatzënë dhe ka nevojë për një shoqëruese. Në momentin që mësuam se Besa është shtatzënë, në fillim ne kontaktuam bashkëshortin e saj, i cili na tregoi se është ende herët dhe nuk e dinin as ata gjininë e bebit, por tani mësuam se Besa është në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe po pret një vajzë. “Besa është në muajin e 7-të dhe po presim një vajzë…”, ishte ky një koment i shkurtër nga bashkëshorti i saj, Alberti.


(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment