Miqësia e pazakontë midis qenit dhe orangutangut

Ata janë një dyshe e veçantë dhe nga shumë mund të shihen si një dyshe e pamundur. Por pas takimit të tyre në një rezervë për kafshët e rrezikuara, orangutangu Suryia dhe qeni Roscoe janë bërë të pandashëm.

Dhe tani "dy shokët" kanë lëshuar një libër me foto ku tregohet miqësia e tyre e pazakontë. "Miqtë e mirë" ishin rrethuar nga fansa të rinj ndërsa jepnin "nënshkrimin e tyre" për lirimin e ri në një librari në Georgetown.

Titulluar Suryia dhe Roscoe, libri tregon dyshen duke shijuar shoqërië e njëri-tjetrit në një rezervë të jetës së egër në Karolinën e Jugut. 

(albeu.com)



No comments:

Post a Comment