Milito dhe Drogba nën vëzhgimin e Galatasaray-t

 
Skuadra Turke e Galatasaray-t ka hedhur vështrimin e saj tek dy bomberat e Europës përkatësisht nga Didier Drogba dhe Diego Alberto Milito. Drejtuesit e skuadrës i kanë premtuar ekipit për një lojtar të madh.

Pas këtij premtimi drejtuesit e skuadrës Turke janë vënë pas sulmuesve të Interit dhe Chelsea. Milito mund të largohet nga Interi pasi me shumë mundësi do të transferohet Sanchez dhe disa lojtarë të rinj dhe nuk do të ketë më hapsira për "princin" e Interit.

E njëjta gjë po ndodh edhe me Drogban i cili pas shumë vitesh në Londër dhe pa arritur asnjë sukses Europian ai duket se është lodhur tashmë duke mos triumfuar dhe kjo gjë mund të sjellë edhe largimin e tij.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment