Miletic: Edhe Beogradi duhet pyetur për veriun

Përfaqësues të Këshillit konsultativ për komunitete kanë theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet të gjithë faktorëve relevantë për t’i integruar banorët e veriut të Kosovës në jetën shoqërore e institucionale të vendit.

Kryesuesi i këtij këshilli, Petar Miletic, i tha Radios Evropa e Lirë se për integrimin e banorëve të asaj pjese duhet pyetur edhe Beogradi zyrtar.

“Unë mendoj se kur është veriu i Kosovës në pyetje dhe integrimi i njerëzve në sistemin kosovar, nuk mund të gjendet një zgjidhje pa pjesëmarrjen e katër faktorëve më të rëndësishëm që funksionojnë në Kosovë, e këta janë: Qeveria në Prishtinë, Qeveria në Beograd, bashkësia ndërkombëtare dhe popullata lokale që jeton në veri, pa marrë parasysh a është serbe apo shqiptare”, u shpreh Miletic, pas takimit të radhës, në të cilin mori pjesë edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment