Milan mirëpret çmimin e Schweinsteiger

Kampioni italian, Milan do të mirëpret çmimin e kërkuar nga Bayern Munich për lojtarin, Bastian Schweinsteiger.

Mesfushori gjerman është favorit për trajnerin e Milanit, Massimiliano Allegri i cili ka shfaqur admirim për lojtarin disa herë.

Rosonerët kanë qenë në bisedime me Bayernin për lojtarin çmimi i të cilit mund të jetë diku rreth 35 milionë euro.

Me transferimin e Schweinsteiger mesfusha e Milanit do të ishte e çeliktë pasi lojtari do të krijonte një partneritet të shkëlqyer me Mark Van Bommel dhe me Kevin-Prince Boateng.

(lajmesport.com)

No comments:

Post a Comment