Meta: Vendimi i Kolegjit, i drejtë.

Transparencë maksimale e pandodhur më parë dhe respekt ndaj cdo vote të qytetarëve.
Kështu e ka cilësuar sot vendimin e Kolegjit Zgjedhor për garën në Tiranë, kreu i LSI-së, Ilir Meta.

Gjatë një konference për shtyp, Meta ka pranuar vonesën në shpalljen e rezultatit dhe certifikimit të tij, por ka theksuar se kjo është e justifikuar dhe plotësisht e argumentuar me transparencën e procesit.

“Si cdo qytetar do të dëshiroja që cështja të kishte përfunduar që dje, pasi është e vërtetë që ky proces ka zgjatur përtej të gjitha parashikimeve, por jam i bindur që për rrethanat në të cilat u zhvilluan zgjedhjet dhe procesi i numërimit, kemi një diferencë shumë të ngushtë mes kandidatëve, transparenca e plotë e maksimale, e pandodhur më parë është e mirëpritur dhe e domosdoshme, jo vetëm për të mbyllur kapitullin e kontestimeve të cilitdo, por edhe për të vendosur këtë rekod të ri të transparencës”- tha Meta.

Sipas tij, është e vërtetë që po humbet kohë, por është po aq e e vërtetë që po fitohet standard i ri i transparencës së zgjedhjeve.

“Në fund të fundit, edhe pse qytetarët janë të lodhur nga tejzgjatja, politikanët kanë marrë një leksion të jashtëzakonshëm nga zgjedhjet e Tiranës, ku si asnjë herë tjetër më parë rëndësia edhe e një vote të vetme është bërë e jashtëzakonshme dhe tepër përcaktuese duke i dhënë peshë reale cdo vote”- tha Meta.

I pyetur nga mediat për ndërhyrjen e Komisionit të Venecias, Meta ka thënë se cdo sugjerim është i mirëpritur, por në fazën aktuale, gjithcka e ka në dorë gjykata supreme, në rastin konkret Kolegji Zgjedhor.

(ama-news.al)

No comments:

Post a Comment