Messi: Barcelona nuk është ekipi më i mirë në histori.

Leo Messi ka theksuar në një intervistë për gazetën italiane ‘Il Mattino” se nuk mendon që Barcelona është ekipi më i mirë në historinë e futbollit edhe pse katalanasit po dominojnë si kampionatin spanjoll ashtu edhe Europën.“Nuk mund të them që jemi ekipi më i mirë i historisë sepse ka pasur skuadra të mëdha në periudha të ndryshme kohe, por kemi bërë diçka që do të kujtohet nga ata që ndjekin futbollin”, deklaroi Messi.

Ylli argjentinas zbuloi edhe recetën e suksesit të katalanasve: “Kultura e punës është kryesorja për të arritur suksesin kolektiv dhe individual. Gjithashtu mundohem të ruaj qetësinë si në momentet e këqia, ashtu edhe në momentet e mira.”

Përsa i përket Argjentinës që po bëhet gati për të luajtur Kupën e Amerikës, Messi nënvizoi: “Duam të fshijmë zhgënjimin e botërorit. Objektivi është fitorja e trofeut sepse kemi një ekip të fortë dhe kompakt.”

(yllpress)

No comments:

Post a Comment