Ndërsa objektivi i argjentinasit është ai i zakonshmi, të shënojë, por këtë herë e dëshiron fort një gol kundër kuqezinjve të Josip Kuzhesë. Arsyeja, sipas medias argjentinase, është se ylli i Barcelonës ia ka premtuar babait të tij, Horge Mesi, një gol ndaj Shqipërisë.
Këtë dedikim ai e ka bërë pikërisht dje, kur në Argjentinë është festuar “Father's Day” (“Dita e Babait”). Ndërkohë, e sotmja është një ditë festive për Argjentinën, e cila feston “Ditët e Flamurit”. Për këtë arsye, ndeshja është planifikuar të jetë një shou në stadiumin ‘Monumental’, ku përveç futbollit do të ketë shfaqje multimedia interaktive, të kombinuar me ushtrime akrobatike dhe muzikë “live”.
(yllpress.com)

No comments:
Post a Comment