Merkel: Për reformim urgjent të Këshillit të Sigurimit

Kryeministrja gjermane, Angela Merkel ka kërkuar dje në Dresden reformim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të bashkuara, në mënyrë që ky trup t’i përshtatet rendit të ri në botë, të krijuar pas Luftës së ftohtë.

“Këshilli i Sigurimit reflekton rendin e krijuar pas Luftës së Dytë botërore”, vlerësoi Merkel.

Ajo theksoi se KS i OKB nuk është reflektim i rendit aktual në botë të krijuar pas Luftës së Ftohtë, andaj ai duhet urgjentisht të reformohet në përputhje me rrethanat e reja.

Merkel shtoi se në periudhën pas Luftës së ftohtë janë paraqitur edhe vende të tjera që dëshirojnë të jen anëtare. Mirëpo, ajo nuk tha se a është edhe Gjermania në mesin e atyre vdneve që dëshirojnë të jenë anëtare të përhershme të KS të OKB-së.

(24-ore.com)

No comments:

Post a Comment