Merkel: Nuk kemi krizë të euros, por problem me borxhet

 
Kancelarja gjermane, Anxhela Merkel, përfundoi të enjten udhëtimin e saj në Azi, ku nga Singapori, në një nga tregjet financiare më të rëndësishme, ajo bëri thirrje për të pasur besim tek euro. Merkel ishte gruaja e parë që foli para forumit më të rëndësishëm ekonomik të Singaporit. Merkel e shfrytëzoi shansin për të bërë publicitet për euron. “Bashkimi Europian ka një krizë borxhesh, por jo krizë financiare”, u shpreh ajo. “Në këtë vend unë dua të shpreh shumë qartë: Gjermania është e ndërgjegjshme për rëndësinë e euros, Gjermania deklarohet në mbështetje të euros, Gjermania ka përfituar shumë nga euro”, shtoi kancelarja gjermane.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment