Merkel e Sarkozi unitet për Greqinë

Kancelarja gjermane, Anxhela Merkel dhe Presidenti francez Nikolas Sarkozi, janë bashkuar pas idesë për të siguruar më shumë ndihmë për Greqinë. Sipas tyre, investitorët privatë duhet të marrin pjesë në skemën e ndihmën mbi baza vullnetare. Dy liderët thanë në një konferencë të përbashkët të premten, se pjesëmarrja e sektorit privat mund të ndodhë mbi bazat e së ashtuquajturës “Iniciativa e Vjenës”. Merkel tha se kjo lëvizje, e bazuar në marrëveshjen e bankave në vitin 2009, e cila kërkon që ato të ruajnë ekspozimin në Europën Qendrore në kohën e krizës financiare, ishte një “fondacion i mirë” për një marrëveshje greke. Deklarata e saj hedh poshtë zërat e mëparshëm se Gjermania dëshironte të priste deri në shtator përpara se të merrte një vendim mbi ndihmën ndaj Greqisë. “Iniciativa e Vjenës besoj se mund të ecë përpara mbi këto baza”, tha ajo. Ndërsa Sarkozi ka listuar katër kritere që duhet të përmbushen, për të siguruar një rol për sektorin privat, përfshirë edhe faktin se duhet të jetë vullnetar, të evitojë krijimin e “një ngjarjeje kreditore”, të ketë mbështetjen e Bankës Qendrore Europiane dhe të vuloset me shpejtësi. Të dielën, ministrat e Financës së 17 vendeve të Eurozonës do të nisin takimin dyditor në Luksemburg për të diskutuar mbi ndihmën e Greqisë.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment