Mëngjesi i pasur me proteina pengon rritjen në peshë

Nëse në mëngjes konsumoni produkte proteinike ndjesia e urisë gjatë ditës ulet mjaft.
Kjo mund të ndikojë pozitivisht në siluetën tuaj duke shmangur rritjen në peshë.
Kjo teori është konfirmuar dhe vitin e kaluar nga studiues të Universitetit të Connecticut, por në vazhdimësi është përforcuar dhe nga një studim në Missouri dhe më pas i publikuar në revistën Obesity.
Sipas tyre ushqimet me proteina janë të shëndetshme pasi ndihmojnë në mbajtjen në formë të fizikut tonë.
Heather Leid, studiuesja që drejtoi këtë studim, ka analizuar oreksin duke matur nivelin e disa hormoneve që kanë lidhje me ndjesitë e urisë dhe kjo nëpërmjet rezonancave magnetike funksionale (fMRI) për të identifikuar zonat e trurit që aktivizohen gjatë urisë.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment