Meksikë, robërit e narkotrafikantëve, gladiatorë

“Narkotrafikantët meksikanë vrasin burrat e moshuar, përdhunojnë femrat dhe detyrojnë burrat me shëndet të mirë të ndeshen deri në vdekje me kama në sy të tyre”.

Kjo është dëshmia rrënqethëse e një të penduari, që dikur ishte pjesë e karteleve të narkotrafikut në Meksikë.

Në një intervistë për Houston Chronicle, i penduari, identiteti i të cilit nuk bëhet publik për shkaqe sigurie tregon “pasionin” e ri të njerëzve të kartelit “Los Zetas” që detyrojnë të luftojnë me thika e kama deri në vdekje burrat e zënë rob e më pas “gladiatorët” e vrari i varrosnin në varre të përbashkëta.

Dëshmia e ish-anëtarit të “Los Zetas” përforcohet edhe më shumë nga zbulimi i një varri masiv në periferi të qytetit të San Fernandos ku mendohet se janë varrosur rreth 200 persona. Një pjesë e këtyre vikimave kishin në gjetur vdekjen nga “plagë të cuditshme” të marra në kokë.
(top-channel.tv)

 
 

No comments:

Post a Comment