Meksikë, 20 viktima lë pas “lufta” midis klaneve të drogës

20 viktima të cilët dukeshin qartë që ishin torturuar keq, u regjistruan brenda pak orëve si pasojë e luftës mes klaneve të drogës dhe autoriteteve në veri të Meksikës.

Trupat e pajetë gjendeshin në rrugët periferike të qytetit Morelia, që përbën pikën e kartelit «Michoacana».

Media lokale thotë se e mërkura ishte dita më e përgjakshme në vend, që nga koha e ardhjes në pushtet të presidentit Felipe Calderon, i cili në atë kohë kërkoi ndihmën e ushtrisë për të luftuar kartelet e drogës në veri të vendit.


Sipas deklaratës së autoriteteve kufomat e Meksikës janë 21 persona dhe tek tre prej tyre ka konstatohet se janë qëlluar me armë dhe tortura të tjera fizike..

“Në çdo pikë ka pasur një shënim, megjithatë për momentin nuk mund të themi asgjë më shumë” , tha zëdhënësi i policisë, Jonathan Arredondo.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment