Matematika, për kopje do të penalizohen edhe mësuesit.

“Kujdes me celularët dhe kopjet. Humbni shkollën e lartë”. Këtë apel u bën Ministria e Arsimit të gjithë maturantëve në prag të provimit të dytë të detyrueshëm. Penalizimi këtë vit është 2-fish më i fortë. Përveçse nuk do të kenë mundësi të ndjekin shkollën e lartë, do të duhen të rijapin vitin që vjen 4 provimet e Maturës për të marrë diplomën e gjimnazit. “Masat e sigurisë janë rritur ndjeshëm dhe penalizimet nuk do të mungojnë as për mësuesit që janë zgjedhur si administratorë provimesh”, shprehen specialistët e Ministrisë. Sipas tyre, testi i Matematikës do të përmbajë 25 kërkesa, nga të cilat 13 janë me përgjigje alternative dhe përbëjnë 13 pikë, dhe 12 kërkesa janë me zhvillim dhe përbëjnë 37 pikë. Hartuesit e AVA-s janë drejt përfundimit të tezës finale.

Ata do të dalin nga ngujimi vetëm pasi të ketë nisur provimi. Ndërkaq, pritet që ditën e enjte të afishohen në shkolla përgjigjet e provimit të Letërsisë. Korrigjimi i tyre në të 6-ta qendrat thuajse ka përfunduar dhe MASH zgjodhi të afishojë notat, vetëm pasi Maturantët të japin Matematikën në 15 qershor. Sipas Ministrisë së Arsimit, provimi i dytë do të ketë pyetje për të tria nivelet e nxënësve. Të gjithë maturantët, të cilët hyjnë në kategorinë e nxënësve të dobët, pra që përgjithësisht marrin notën 5 ose 6, do të kenë hapësirën e tyre. Kështu, në masën 40 për qind, hartuesit e testeve kanë përgatitur pyetje pikërisht për këtë nivel. Niveli i dytë i pyetjeve, ku hyjnë nxënësit mesatarë, do të zërë në çdonjërin prej testeve plot 40 për qind të totalit të pyetjeve. Në këtë grup pyetjesh do të ketë testim të dijeve të maturantëve jo thjesht për njohuritë bazë, por për njohuri më të thella, për të cilat mund të përgjigjen ata maturantë që përpiqen të mësojnë ose kanë qenë sistematikë. Niveli i parë ose i nxënësve të mirë dhe shumë të mirë, do të ketë 20 për qind hapësirë në test. Në këtë grup pyetjesh maturantët do të testohen jo vetëm për njohuritë që kanë marrë gjatë shkollës së mesme, por edhe për kreativitetin e tyre individual. Testi do t’i përmbahet rigorozisht programeve orientuese, që tashmë maturantët i kanë në duar.

9 per qind
më të larta se vitin e kaluar do të jenë këtë vit kuotat e pranimit në universitetet. Gara pritet të nisë fill pas përfundimit të 3 provimeve që kanë mbetur për Maturën

41 mije
maturantë do të japin provimin e dytë të detyrueshëm, atë të Matematikës më datën 15 qershor. Pas kësaj prove, u mbeten vetëm lëndët me zgjedhje.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment