Masat aplikohen s’ka kthim prapa

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari–Lila, ka takuar të enjten përfaqësuesit e Odës Ekonomike dhe të Bizneseve të Bosnjë e Hercegovinës, ku ka diskutuar edhe për masat qw do ti merr Kosova për vënien e bazës doganore.

Me përfaqësuesit të komunitetit të Biznesit boshnjak ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari- Lila ka diskutuar për masat e paralajmëruara ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës. Gjatë takimit, ajo ua ka shpjeguar situatën në të cilën gjendet ekonomia e Kosovës dhe nevojën që bizneset kosovare të kenë sa më shumë qasje në tregjet e huaja. Po ashtu, Kusari-Lila rikujtoi se masat e paralajmëruara ndaj Serbisë e Bosnjës kanë të bëjnë me përpjekjet që bizneset kosovare dhe ekonomia në tërësi të trajtohet si e barabartë në rajon dhe gjetiu.

Përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Bosnjë e Hercegovinës shprehen mirëkuptim lidhur me masat e paralajmëruara dhe në të njëjtën kohë paraqiten edhe brengën e tyre lidhur me dëmet që do t’i shkaktohen bizneseve të Federatës së Bosnjës. Ata gjithashtu e njoftuan ministren se kanë pasur kontakte me ministra në nivel të Federatës, që të lobojnë për pranimin e vulave doganore të Kosovës, mirëpo pranuan se problemi është politik dhe ka të bëjë me kompozicionin e shtetit në Bosnje e Hercegovinë. Problem shtesë paraqet edhe fakti se, që nga mbajtja e zgjedhjeve në tetor, ende nuk është krijuar qeveria në nivel të Konfederatës.

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e MTI-së Kusari-Lila shprehu mirëkuptimin dhe keqardhjen për bizneset individuale të Federatës se Bosnjës, mirëpo theksoi se masat e paralajmëruara do të aplikohen për të gjithë. Ajo gjithashtu theksoi se i mbetet palëve në kuadër të Bosnjë e Hercegovinës të zgjidhin diferencat e tyre në raport me Kosovën. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment