Martohet gruaja me më shumë piercing në botë

Gruaja me më shumë piercing (vathë) në botë është martuar me partnerin e saj që nuk ka asnjë piercing. Skocezja Elaine Davidson, e cila ka 6925 piercing në trupin dhe fytyrën e saj, pesha totale e të cilave arrin deri në 3 kilogram, u martua me Douglas Watson në kryeqytetin skocez Edinburg.


Gruaja 42-vjeçare vendosi për një veshje tradicionale të bardhë, por aty ishte ku përfundonte tradita. Fytyra e saj ishte e zbukuruar me bojë jeshile, blu dhe të verdhë dhe me qindra piercing.

"Elaine duket e mahnitshme. Njerëzit shohin piercing-ët e saj por unë shoh personalitetin e mahnitshëm që fshihet pas tyre - ne e kemi njohur njëri tjetrin prej një kohe të gjatë" tha Watson pas ceremonisë.

Çifti është takuar në Glasgow 15 vite më parë dhe kanë qënë së bashku që atëherë. /zoneelire.blogspot.com/


Νύφη με 7.000 σκουλαρίκια (2)Νύφη με 7.000 σκουλαρίκια (3)

No comments:

Post a Comment