Martesa e tretë për Britney Spears

Princesha e pop-it, Britney Spears, do të martohet për herë të tretë. Jason Trawick, i dashuri i saj, i ka propozuar duke i shkruar një poemë romantike.

Këngëtarja 29 vjeçare, e cila ka 2 fëmijë, Sean Preston, 5 vjeçar, dhe Jayden James, 4 vjeçar, me Kevin Federline, është fejuar në fshehtësi me Trawick, 39 vjeçar, kur ky i fundit i propozoi asaj nëpërmjet një poeme romantike, raporton The Sun.

Pasi e kishte mbushur rezidencën e tyre me trëndafila dhe qirinj, thuhet se Trawick i ka paraqitur një unazë diamanti në formë luleje.

Thuhet se këngëtarja po planifikon një ceremoni të vogël në Hawaii, pasi të ketë mbaruar turneun e saj botëror.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment