María José Cristerna, gruaja vampir

Është meksikane, 35 vjeçe, ka katër fëmijë dhe është avokate që mbron të drejtat e grave të keqtrajtuara. Por mbi të gjitha ajo është shumë e apasionuar pas tatuazheve, pirsing dhe protezave. Kjo është mënyra e jetesës së María José Cristerna.

Ka filluar rreth 20 vjet më përpara bërjen e pirsing dhe tatuazheve në trupin e saj. Më vonë i lind dhe një dëshirë e çuditshme, vënia e protezave të dhëmbëve si të një vampireje. Dhe në fund për t’i vënë qershinë mbi tortë Maria ka vënë edhe brirë me anë të një ndërhyrje kirurgjikale. Ajo nuk ndihet aspak në siklet kur njerëzit e shohin në mënyrë të çuditshme sikur ajo të ishte një djall. Rregulli numër një për t’u respektuar nga të tjerët është t’i respektosh ata dhe nuk mund të pëlqehesh nga të gjithë- ka thënë María José Cristerna.


(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment